Haydar Hadi
19 Nëntor 2015•Përditësim: 19 Nëntor 2015
BAGDAD (AA) - Ministri i Migracionit dhe Migrimit të Irakut, Casim Muhammed theksoi se nga sulmet e organizatës terroriste DAESH vitin e kaluar, rreth 200 mijë irakianë kanë migruar në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Muhammed i cili organizoi një konferencë për mediat tha se si ministri nuk kanë të dhëna të sakta në lidhje me irakianët të cilët kanë migruar nga vendi. "Sipas të dhënave të përfaqësive tona të jashtme numri i atyre që kanë migruar është diku mes 150 mijë dhe 200 mijë persona", deklaroi Muhammed.
Ai potencoi se kanë nevojë për 3 miliardë dollarë për të plotësuar nevojat e qytetarëve të cilët jetojnë në tenda të improvizuara. Ministri i Migracionit shtoi se kanë nisur përgatitjet për furnizimin e lëndës djegëse që do të përdoret për pajisjet për ngrohje dhe ndërtimin e rrugëve.
Si pasojë e sulmeve terroriste në Irak mijëra njerëz braktisin vendin e tyre dhe po migrojnë në Europë.