Ekip
10 Prill 2016•Përditësim: 11 Prill 2016
KIEV (AA) – Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka dhënë dorëheqje, duke paralajmëruar se të martën do të dorëzojë kërkesën për shpërbërjen e Parlamentit, raporton Anadolu Agency (AA).
“Kam marrë vendim që të jap dorëheqje nga postin i kryeministrit të Ukrainës. Të martën, më 12 prill, do të dorëzojë kërkesën në Parlament”, shkroi Yatsenyuk në profilin e tij në Twitter.
Ai theksoi se destabilizimi i Ukrainës është i pashmangshëm nëse nuk formohet qeveria e re.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko në muajin shkurt kërkoi dorëheqjen e kryeministrit.