İnci Gündağ
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon njoftoi se sot herët në mëngjes objekt i sulmeve të para ajrore britanike në Siri kanë qenë burimet e naftës dhe qendrat të cilat i kontrollon organizata terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti britanik mbrëmë aprovoi nisjen e sulmeve ajrore ndaj bastioneve terroriste në Siri, ndërsa menjëherë pas kësaj avionët britanikë fluturuan nga baza në Qipro dhe kyen sulmet e para.
Ministri mbajti konferencë për mediat në të cilën njoftoi se objekt i sulmeve të para kanë qenë burimet e naftës dhe qendrat e fushave të naftës Al Omer. Sipas tij, përfshirja e Britanisë së Madhe në operacionet ajrore në Siri ka sjellë dimensione të reja të luftës së koalicionit kundër terrorizmit dhe një epërsi të rëndësishme.