Ata Ufuk Şeker
18 Nëntor 2015•Përditësim: 18 Nëntor 2015
BRUKSEL (AA) – Komisioni Evropian ka përgatitur pako të re masash me të cilat do të ashpërsohen kontrollet dhe rregullat e tregtisë me armë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).
“Doemos duhet së bashku të punojmë në luftën kundër sulmeve terroriste ndaj vlerave evropiane dhe njerëzve. Propozimi për kontroll më të madh të armëve është miratuar me qëllim të parandalimit që ato të vijnë në duart e terroristëve”, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Ai tha se propozimi, të cilin e ka përgatitur Komisioni, parasheh rregulla më rigoroze për blerjen dhe regjistrimin e armëve të zjarrit. Juncker tha se së shpejti do të shpalos edhe planin aksional për shkatërrimin e trafikimit të armëve.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian paralajmëruan intensifikimin e bashkëpunimit në këtë sferë, ndërsa hapat e mëtejshëm do të miratohen edhe në drejtim të masave më të repta për koleksionuesit të cilët shesin ekzemplarë të armëve të rralla.