Ilgın Karlıdağ
15 Shkurt 2016•Përditësim: 15 Shkurt 2016
BRUKSEL (AA) – Shefja e Politikës të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, deklaroi sot se intensifikimi i luftimeve në Siri nuk është ajo që pret blloku, ndërsa komentet vijnë në kohën kur Turqia ka konfirmuar se ka bombarduar pozitat e terroristëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarët para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Mogherini tha se: "Disa ditë më parë, të gjithë ne përfshirë Turqinë vendosëm në tavolinë që të zbusim luftimet dhe të ndalim armiqësitë".