Ivana Ramadanova
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 29 Dhjetor 2015
SHKUP (АА) - Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane në Maqedoni Fatmir Besimi, në kuadër të vizitave të institucioneve shtetërore që ka të bëjnë me prioritetet nga axhenda integruese, vizitoi Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, ku takoi kreun e këtij institucioni Goran Milenkov, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëvendëskryeministri Besimi para takimit tha se bëhet fjalë për një vizitë e cila do të përcaktojë priritetet e Komisionit në vazhdën e kritereve që ka shteti nga ana e Bashkimit Evropian (BE) më konkretisht për prioritetet reformuese.
"Do të bisedojmë për rekomandimet dhe prioritetet të cilat dalin nga kjo fushë, që lidhet ngusht edhe me raportin e Komisionit Evroipian. Qëllimi i takimeve të tilla është që në fundvit të kemi pasqyrë të aktiviteteve të deritanishme dhe prioriteteve të cilat na presin si shtet", deklaroi Besimi.
Goran Milenkov nga ana e tij tha se institucioni të cilin e drejton, në tërësi ka zbatuar rekomandimet.
"Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korupsionit ka përmbushur në tërësi të gjitha masat të cilat paraprakisht i janë parashtruar nga Sekretariati për Çështje Evropiane", tha Milenkov.