Mahmut Atanur
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Kinës thuhet se në bisedën mes Wang dhe Kerry janë diskutuar çështjet si shtija e armëve nga SHBA-ja ndaj Tajvanit dhe patrullimi i ushtarëve në afërsi të ishujve të Kinës në Detin jugor të Kinës.
Në deklaratë ndër të tjera është theksuar se Wang ka kërkuar nga homologu i tij Kerry që SHBA-ja të ndalojë shitjen e armëve ndaj Tajvanit dhe ti japë fund patrullimeve ushtarake në afërsi të ishujve që i përkasin Kinës në Detin jugor të Kinës.
Ndër të tjera deklaratë theksohet se SHBA-ja duhet të respektojë çështjet e rëndësishme dhe interesat e caktuara të Kinës.
Kina në çdo rast shpreh pakënaqësinë e saj ku tensionet rriten në lidhje me situatat për debatet në Detin jugor të Kinës, pasi në një afërsi të afërt me ishujt që i përkasin Kinës, SHBA kryen patrullime ushtarake tokësore dhe ajrore si dhe në lidhje me çështjen e shitjes së armëve ndaj Tajvanit.
Qeveria e Washingtonit kishte njoftuar më parë se do ti shiste Tajvanit 2 anije luftarake dhe armë mbrojtëse me vlerë prej 1.83 miliardë dollarë.