Fuat Kabakçı
15 tetor 2015•Përditësim: 15 tetor 2015
ANKARA (AA) - Në një operacion kundër drogës në jug të Kinës sekuestrohen disa tonë heroinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Shinhua mësohet se 30 ushtarë në zonën Bobay të rajonit autonom Guangxi Cuang kanë bastisur një fabrikë të braktisur ku prodhohej heroinë.
Pas një konflikti forcat e sigurisë kanë arrestuar 8 të dyshuarit ku 3 prej tyre të plagosur si dhe kanë konfiskuar një sasi prej 2.7 tonë heroinë dhe një numër të madh të metaleve prerëse dhe lëndëve shpërthyese.
Në Kinë një person që prodhon ose shet mbi 50 gramë lëndë narkotike mund të dënohet me dënim me vdekje.