Fatjon Cuka
21 Dhjetor 2015•Përditësim: 21 Dhjetor 2015
TIRANË (AA) – Partitë opozitare në Tiranë po mbajnë protestën e fundit për këtë vit, para selisë së Kuvendit të Shqipërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta ku për organizimin e saj është kujdesur Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka mbledhur mbështetësit e opozitës para selisë së Kuvendit, në një kohë kur po mbahet edhe seanca e fundit plenare për këtë vit.
Drejtuesit e Partisë Demokratike me anë të protestave kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sipas tyre, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në vend.
Ndërkohë Drejtoria e Policisë e Tiranës ka marrë masa për të garantuar mbarëvajtjes e protestës dhe shmangien e incidenteve, duke angazhuar rreth 400 forca policore.
Kjo është protesta e tretë e opozitës për muajin dhjetor, pas asaj të parë të mbajtur më 8 dhjetor, në Ditën Kombëtare të Rinisë.
Vijon...