Ekip
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
LONDËR (AA) – Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair të premten deklaroi se kur ndodhi “Pranvera Arabe” në vitin 2011 në një bisedë telefonike ka tentuar ta bind Muammar Gaddafin që të braktisë Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Blair shtoi se nuk ka pasur qëllim që të “shpëtojë diktatorin libian nga situata në të cilën hasi, por të sigurojë kushte për tranzicion të qetë në Libi”.
Blair, i cili ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe nga viti 1997 deri në vitin 2007, ishte një nga njerëzit kyç në përfundimin e izolimit ndërkombëtar të Gadafit në këmbim të heqjes dorë nga programi i armatimit kimik dhe bërthamor.