Burak Yılmaz
29 nëntor 2015•Përditësim: 29 nëntor 2015
BRUKSEL (AA) - Ka filluar në Bruksel Samiti BE-Turqi, ku pritet të diskutohen tema si: riaktivizimi i bisedimeve mbi pranimin e Turqisë në BE, heqja e vizave dhe problemi i azilantëve. Në këtë Samit Turqia përfaqësohet nga Kryeministri i vendit Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në tryezën e diskutimeve në Samit do të jetë "Rritja e dialogut mes palëve, Organizimi i Samiteve të përbashkëta në tema të ndryshme, bashkëpunimi kundër çdo lloj terrorizmi, heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Turqisë, rritja e disktuimeve, dialogut dhe kontakteve në fushat e energjisë si dhe rritja e bashkëpunimit në kontektin e Lidhjes së Doganave".
Ndërsa për negociatat mbi anëtarësimin e Turqisë në BE, Ankaraja do të heqë veton mbi disa kapituj dhe të hapë gjashtë kapitujve të rinj: Energjisë (Kapitulli 15), Gjykata dhe të Drejtat Themelore (Kapitulli 23), Drejtësia, Liria dhe Siguria (Kapitulli 24), Arsimi dhe Kultura (Kapitulli 26), dhe Politika e Jashtme, Politika e sigurisë dhe e Mbrojtjes (Kapitulli 31).
Në Samit do të diskutohet edhe për udhëtimin pa viza për qytetarët e Turqisë, që të lejohet udhëtimi i lirë në vendet e BE. Turqia kërkon regjim pa viza i cili parashikohej të fillojë në vitin 2017, por që mund të ndodhë më shpejt.