Büşra Akın Dinçer
07 Mars 2016•Përditësim: 07 Mars 2016
LONDËR (AA) - Kryeministri britanik, David Cameron njoftoi sot se Britania e Madhe do të mbështesë misionin e NATO-s në Detin Egje për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe fluksin e refugjatëve të cilët lëvizin përmes rrugës detare, raporton Anadolu Agency (AA).
Në përputhje me këtë, anijet e marinës britanike do të mbështesin anijet e NATO-s të cilat do të përpiqen të ndalojnë fluksin e refugjatëve nga Turqia për në BE.
Cameron i bëri këto komente përpara takimeve të krerëve të Bashkimit Evropian (BE) dhe të Turqisë në Bruksel, duke shtuar se mbështetja do të zbatohet në ditët e ardhshme.