Mohamed Sabry Emam Muhammed
07 Mars 2016•Përditësim: 08 Mars 2016
TUNIS, Tunizi (AA) - Të paktën 25 vetë u vranë të hënën gjatë përleshjeve vdekjeprurëse ndërmjet forcave tuniziane të sigurisë dhe militantëve në pjesën lindore të Tunizisë pranë kufirit me Libinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Militantë të armatosur sulmuan një kazermë të ushtrisë dhe policisë, si dhe një pikë kontrolli të Gardës Kombëtare në mëngjes në qytetin lindor Ben Guerdane pranë kufirit të Libisë, duke shkaktuar përleshje të armatosura me forcat e sigurisë.
"Të paktën 21 terroristë u vranë dhe gjashtë të tjerë u arrestuan gjatë sulmit", deklaruan Ministritë e Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme në deklaratën e përbashkët.
"Katër civilë u vranë në përleshje", thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, vendkalimet kufitare mes Libisë dhe Tunizisë janë mbyllur dhe ka filluar ndjekje ndaj sulmuesve.
Të dyja ministritë vazhdojnë t'u bëjnë thirrje banorëve të qytetit që "të mbeten në shtëpi".