Hakan Ceyhan Aydoğan
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 09 Dhjetor 2015
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, lidhur me marrëdhëniet Turqi-Rusi deklaroi se sanksionet ekonomike mund të shkaktojnë "pasoja të përhershme", raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për agjencinë e lajmeve të Rusisë, TASS, Çavushoglu ka bërë thirje për heqje të sanksioneve ekonomike të Risisë ndaj Turqisë.
"Në vend të eskalimit të tensioneve, nevojitet që sa më shpejtë të kthejmë marrëdhëniet tona në binarët e deritanishëm, duke marrë qëndrim të matur", tha Çavushoglu.
Ai përkujtoi në ngjarjen e muajit të kaluar në të cilën u rrëzua avioni rus i cili shkeli hapësirën ajrore të Turqisë.
"Nuk duhet harruar se ky incident ka mundur të ketë pasoja të përhershme dhe të rrezikojë marrëdhëniet midis dy vendeve", tha shefi i diplomacisë turke.
Pas rrëzimit të avionit, Rusia paralajmëroi sanksione ekonomike mdaj Turqisë.
"Ne mendojmë se do të ishte në interesin e të dy vendeve, por parasëgjithash për ardhmërinë e tyre që të shqyrtojnë masat e ndërmarra dhe ti shfuqizojnë të njëjtat sa më shpejtë të jetë e mundur", tha Çavushoglu, sipas të cilit, paralajmërimet e Rusisë nuk janë të bazuara në themele të arsyeshme.
Lidhur me disa deklarata të zyrtarëve rusë se Turqia paraqet kërcënim terrorist, Çavushoglu tha se shteti i tij është vend i sigurt për secilin që ndodhet brenda tij.
"Turqia është vend i sigurt për secilin. Do të doja t'iu përkujtoj se muajin e kaluar kemi mirëpritur mbi 20 burrështetas botërorë, përfshirë edhe Vlladimir Putinin, mijëra anëtarë të qeverive të huaja si dhe gazetarë, dhe e gjithë kjo pa asnjë incident", tha Çavushoglu në intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, TASS.