Fatjon Cuka
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
TIRANË (AA) – Në Tiranë ka filluar protesta e opozitës, ku pritet të zgjasë për disa orë. Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe partive të tjera të opozitës janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbeu”, ku më pas kanë vijuar drejt bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për tu ndaluar para selisë së Këshillit të Ministrave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë protestë, krahas përfaqësuesve të tjerë të Partisë Demokratike të Shqipërisë do të mbajë një fjalim edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha. Opozita ka deklaruar se kjo protestë mbahet për shkak të keqqeverisjes, si dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend. Protesta ka filluar e qetë dhe pa incidente.
Ndërkohë Policia e Shtetit Shqiptar ka ndërmarrë disa masa sigurie për të shmangur incidentet gjatë mbajtjes së protestës. Ajo që bie në sy është kordoni i policeve femra para selisë së Qeverisë.
Vijon...