Mustafa Çağlayan
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
NEW YORK (AA) - Rusia ka kërkuar diskutime me dyer të mbyllura në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ngritur çështjen e rrëzimit të avionit rus nga ana e Turqisë që shkeli hapësirën ajrore turke, si dhe për të diskutuar prezencën e trupave turke në Irakun verior, raportojnë mediat lokale. Takimi do të drejtohet nga SHBA-të, pasi ky shtet aktualisht mban presidencën e Këshillit, raporton Anadolu Agency (AA).
Rusia është një nga pesë anëtaret e përhershme të KS-së, bashkë me SHBA-të, Britaninë, Kinën dhe Francën, ndërsa Turqia nuk është anëtare e Këshillit.