Hakan Ceyhan Aydoğan
20 Maj 2016•Përditësim: 21 Maj 2016
MOSKË (AA) - Zëdhënësi i Kremlinit Dmitriy Peskov, pohoi se pranimi i Malit të Zi në NATO do të rrit tensionet në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov foli mbi miratimin e pranimit të Malit të Zi në Aleancë në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të NATO e cila është duke u zhvilluar në Bruksel.
"Zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s është një proces negativ nga perspektiva jonë. Ky proces nuk kontribuon në përforcimin e sigurisë në Evropë, por përkundrazi edhe më shumë i rrit tensionet në kontinent", tha Peskov.