STRASBURG (AA) - Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se do të jetë shumë transparent procesi pas tentativës së puçit nga organizata terroriste Fetullahçi (FETÖ) dhe se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka qenë një udhëzues për Turqinë në këto kohë të vështira, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Çavuşoğlu, ka realizuar një takim me ministren e Jashtme të Estonisë, Marina Kaljurand dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.
Në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit treilateral në fjalën e tij ministri Çavuşoğlu ka ka shprehur falënderimet për mbështetjen dhe solidarizmin e treguar nga Këshilli. "Ne për popullin turk edhe në ditët më të vështira nuk kemi harruar kurrë angazhimet tona kundrejt kësaj organizate", u shpreh në fjalën e tij Çavuşoğlu.
Duke vënë në dukje se gjithashtu nuk kanë harruar kurrë që duhet të mbizotërojë ligji dhe se të gjithë duhet të përgjigjen përpara gjyqësorit, Çavuşoğlu ka theksuar se edhe personat që tentuan të kryenin atentat kundër presidentit janë kapur nga forcat e sigurisë pa u dëmtuar që ata të përgjigjeshin para gjyqësorit.
Ndër të tjera ai duke pohuar atë natë u vranë vetëm 30 puçistë, ndërsa puçistët shkaktuan humbjen e jetëve të 241 persona të pafajshëm, theksoi se qëllimi i puçit ishte të eliminonte institucionet demokratike.
"Ne bashkëpunojmë me Këshillin e Evropës, që ky proces të jetë transparent", ka shtuar Çavuşoğlu, duke theksuar se bisedimet e kryera me Këshillin e Evropës pas tentativës së puçit kanë qenë shumë frytdhënëse.
Më tej Çavuşoğlu ka shpjeguar se në këtë kuadër disa zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë kanë mbërritur në Strasburg dhe ka vënë në dukje se ata kanë rigjallëruar grupin e punës me Këshillin e Evropës dhe se gjithmonë kanë marrë pikëpamjet e Këshillit.
"Mund të jeni të sigurtë se ky proces do të jetë shumë transparent. Vëzhgimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut të Këshillit Evropës është ende në vend. Konventa mbi të Drejtat e Njeriut është një udhëzues madje edhe në këto kohë të vështira për Turqinë", u shpreh në fjalën e tij ministri Çavuşoğlu.
Gjithashtu Çavuşoğlu ka shtuar se më parë në Turqi janë përjetuar puçe edhe më të këqija, por në asnjërin prej tyre nuk kanë qenë në objektiv civilët.
Më tej pasi ka rikujtuar se pas puçeve të mëparshme ishte pezulluar anëtarësimi i Turqisë në Këshillin e Evropës, Çavuşoğlu ka theksuar se këtë herë në sajë të trimërisë së popullit turk është penguar kjo iniciativë dhe se anëtarësimi i Turqisë vazhdon ende.
Njëlloj sikurse edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Kaljurand theksoi se autorët e kësaj tentative për grusht shteti duhet të gjykohen. “Jam e sigurtë se bashkëpunimi me Turqinë do të vazhdojë dhe do të jetë edhe më i afërt”, tha Kaljurand.
Ministri i Jashtëm i Turqisë theksoi se debatet për dënimin me vdekje në procesin pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETÖ, realizohen në një mjedis të ndjeshëm dhe se në Turqi ka një atmosferë ku kjo çështje mund të diskutohet në mënyrë të logjikshme.
Çavuşoğlu iu është përgjigjur pyetjeve në konferencën e përbashkët për media që u organizua pas takimit. Për pyetjen në lidhje me sjelljen në rend dite të dënimit me vdekje, Çavuşoğlu rikujtoi se kjo kërkesë ka ardhur nga qytetarët turq, pas tentativës për grusht shteti.
Më tej, Çavuşoğlu kujtoi se Presidenti Recep Tayyip Erdoğan është shprehur se do ta vlerësonte dënimin me vdekje në qoftë se do të miratohej në parlament, duke shtuar se çështja në fjalë ende nuk është futur në rend dite, megjithatë, shpërfillja e kërkesave të qytetarëve nuk përputhet me demokracinë.
“Sot, në Turqi ka një atmosferë ku kjo çështje mund të diskutohet në mënyrë të logjikshme”, tha Çavuşoğlu, për të vazhduar më tej se në Turqi ka shumë politikanë që e mbështesin apo nuk e mbështesin dënimin me vdekje.
Është e papranueshme që tanket e shtetit të bombardojnë popullin
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, në një pyetje në lidhje me shqetësimet rreth procesit të hetimeve në Turqi, theksoi se në këto kohëra ku mbizotërojnë ndjenjat, mund të ngatërrohet se kush qëndron e kush nuk qëndron prapa tentativës për grusht shteti.
Duke u shprehur se tema më e rëndësishme është zbatimi i të gjitha dispozitave në gjyqësor në Turqi dhe marrja parasysh e provave, Jagland vuri në pah se me zyrtarët turq i kanë diskutuar me të këto çështje në mënyrë të hapur.
Jagland më tej tha se procesi që po zhvillohet në Turqi do të zhvillohej edhe në çdo shtet tjetër nëse do të goditej nga një puç i tillë i pamëshirshëm. “Është e papranueshme që tanket e shtetit të bombardojnë pamëshirshëm popullin e vet dhe aeroplanët të bombardojnë parlamentin e vet dhe që kjo të ndodh në Evropë”, shtoi ai.
Ndërkaq, ministrja e Jashtme e Estonisë, Kaljurand, duke theksuar se populli turk mendon se shtetet perëndimore nuk kanë reaguar mjaftueshëm pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste, tha se Estonia, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Këshilli i Evropës solidarizohen me popullin e Turqisë dhe e dënojnë këtë tentative.