Kasım İleri
17 Maj 2016•Përditësim: 17 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Kandidatja për presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga radhët e demokratëve, Hillary Clinton, deklaroi të dielën se nuk ka ndërmend të angazhojë burrin e saj, ish-president i SHBA-ve, Bill Clinton, në kabinetin presidencial të Shtëpisë së Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).
E pyetur nëse bashkëshorti i saj do të ketë vend në administratën e saj, nëse Hilary fiton zgjedhjet, ajo vetëm lëkundi kokën dhe tha “JO”.
"Siç pata thënë edhe më herët në Louisvill, bashkëshortin tim do ta kisha angazhuar në segmentin e ngjalljes së ekonomisë sepse ai di si të bëjë një gjë të tillë”,- tha Clinton.