Hakan Çopur
28 Shkurt 2016•Përditësim: 28 Shkurt 2016
WASHINGTON (AA) - Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, me votat e marra në procesin parazgjedhor në radhët e demokratëve për garën presidenciale në SHBA ka arritur epërsi mbi senatorin Bernie Sanders, raporton Anadolu Agency (AA).
Teksa vazhdojnë proceset për zgjedhjet presidenciale të cilat do të mbahen me 8 nëntor në SHBA, theksohet se në procesin parazgjedhor në Karolinën e Jugut, Clinton ka fituar me 73.5 përqind, ndërsa kundërshtari i saj Sanders ka siguruar 26 përqind.
Pas kësaj fitoreje në deklaratën e parë të saj Clinton ka vendosur në pah vendosmërinë e saj në garë ku ajo u shpreh se: “Që nga dita e nesërme kjo fushatë do të prezantohet në një dimension kombëtar".