Aslı Aral
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
LONDËR (AA) – Komisari i Bashkimit Evropian (BE) nga Britania e Madhe Jonathan Hill ka dhënë dorëheqje në postin pasi vendi i tij përmes referendumit vendosi që të braktis Unionin, raporton Anadolu Agency (AA).
Hill, i cili ishte përgjegjës për stabilitetin financiar, shërbimet financiare dhe unionin e tregjeve kapitale, sot deklaroi dorëheqjen.
Gjatë ditës së djeshme zyrtraisht u publikuan rezultatet e referendumit të mbajtur të enjten më 23 qershor, në Britaninë e Madhe, ku 52 përqind e qytetarëve të Britanisë së Madhe votuan për dalje nga BE-ja.