Ali Cura
07 Nëntor 2016•Përditësim: 08 Nëntor 2016
KIEV (AA) - Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili bëri të ditur se do të japë dorëheqje nga detyra e tij si guvernator i Odesës në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).
Saakashvili në deklaratën e tij tha se në Ukrainë nuk luftohet kundër korrupsionit ashtu si duhet. "Vendosa që të japë dorëheqje. Në luftën time filloi një fazë e re. Nuk do të dorëzohem, nuk do të lodhem", tha ai.