Sinan Polat
31 Mars 2016•Përditësim: 31 Mars 2016
ANKARA (AA) - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se një qeveri e unitetit kombëtar me praninë e presidentit sirian Bashar al Asad do të jetë një iniciativë pa rezultat, raporton Anadolu Agency (AA).
Earnest, në pyetjen në lidhje me deklaratën e Asadit ditë më parë për agjencinë e lajmeve ruse RIA Novosti tha se "Nuk e di nëse ai e sheh veten si një pjesë e qeverisë së unitetit kombëtar. Për ne është e qartë se kjo është një iniciativë e pashpresë".
Ai tha se edhe më parë kanë shprehur shqetësimet lidhur me udhëheqjen e Asadit. Earnest theksoi se përdorimi i ushtrisë për të sulmuar civilët e pafajshëm, ashtu siç është "me kuptimin e plotë jo i moralshëm" ka shkaktuar që edhe një pjesë e madhe e vendit të kthehet kundër tij.
"Deri sa presidenti Bashar al Asad të qëndrojë në postin e tij është e pamundur të imagjinohet një skenar për përfundimin e trazirave politike dhe të dhunës në Siri. Për këtë arsye kemi thënë se zgjidhja e kaosit politik dhe problemeve në Siri, janë të mundura me largimin e Asadit nga detyra", deklaroi Earnest.