Sarp Özer,Tuğrul Çam
01 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
WASHİNGTON (AA) - Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, mori pjesë në sesionin e hapjes së Samitit për Sigurinë Bërthamore, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan pasi ka mbërritur në Washington Convention Center ku mbahet samiti ai ka kaluar në sallën ku ishin të pranishëm liderët për zhvillimin e samitit. Më pas ai ka patur bisedime me liderët si presidentin e Azerbajxhanit, İlham Aliyev, Presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, Presidentin kinez, Xi Jinping dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Erdoğan ka qenë i shoqëruar nga ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Berat Albayrak.