Hakan Çopur
02 Prill 2016•Përditësim: 02 Prill 2016
WASHINGTON (AA) - Përfundon Samiti për Sigurinë Bërthamore i cili u mbajt në Washington të SHBA-ve të cilin e organizoi presidenti amerikan Barack Obama ku edhe presidenti Recep Tayyip Erdogan përfaqësoi Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti i katërt i Sigurisë Bërthamore që u zhvillua në datat 31 mars-1 prill në Washington krahas presidentit amerikan Obama dhe presidentit Erdogan morën pjesë krerët e 52 shteteve dhe qeverive si dhe përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
Në ditën e parë të Samitit më 31 mars presidenti Obama priti liderët e shteteve në Shtëpinë e Bardhë. Pas kësaj ai pati një takim 50 minutësh me presidentin turk Erdogan ku diskutuan çështjet si stabiliteti rajonal dhe lufta kundër terrorizmit.
Ndërsa në ditën e dytë Samiti nisi me sesionin "Veprimet kombëtare për Rritjen e Sigurisë Bërthamore" ku në fjalën e hapjes presidenti Obama shprehu se me hapat "konkretë" që janë bërë është pakësuar rreziku i terrorizmit bërthamor në botë.
Në të njëjtën orë Obama në kuadër të Samitit me liderët e vendeve të cilat bashkë me Gjermaninë formojnë grupin (P5+1) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara diskutoi marrëveshjen bërthamore të arritur me Iranin.
Pas hapjes së sesionit liderët pjesëmarrës në Samit dolën në "fotografi familjare" dhe morën pjesë në një pritje.
Ndërsa në sesionin e fundit pas drekës Obama në fjalimin e tij shprehu shqetësimet në lidhje me organizatën terroriste DAESH dhe ndaj grupeve pro radikale duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vendeve në luftën që do të ndërmerret kundër terrorizmit.