Agon Fehmiu
09 Janar 2016•Përditësim: 09 Janar 2016
PRISHTINË (AA) – Rreth 20 mijë persona i janë bashkuar protestës së opozitës së bashkuar kosovare, Vetëvendosjes (VV), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës për Kosovën (NISMA), për të kundërshtuar marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe për të kërkuar shkarkimin e Qeverisë e cila i ka nënshkruar këto marrëveshje, raporton Anadolu Agency (AA) .
Protesta e cila është paralajmëruar nga opozita se do të jetë e qetë dhe paqësore, ka filluar në orën 14:00, para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, për të marshuar më pas në drejtim të qendrës së qytetit.
Marshimi protestues do të përfundojë në Sheshin “Skënderbe”, para objektit të Qeverisë së Kosovës. Aktualisht, situata është e qetë.