Kristina Maslareviç
17 Qershor 2016•Përditësim: 18 Qershor 2016
BEOGRAD (AA) – Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping ka filluar të premten vizitën e tij tre-ditore në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në aeroportin Nikola Tesla, Presidenti i Kinës, gruaja e tij dhe delegacioni u prit nga presidenti serb Tomislav Nikoliç, kryeministri Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë të Serbisë.
Pas pritjes, pasdite presidentët Jinping dhe Nikoliç do të nderojnë dhe do t'u vendosin kurora qytetarëve të vrarë kinezë gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Republikës Federative të Jugolavisë në vitin 1999, në vendin ku ishte bombarduar ambasada kineze në Beograd.
Presidentët me këtë rast në mënyrë simbolike do të hedhin gurthemelin e qendrës për kulturën kineze, dhe në të njëjtin vend, do të zbulohet monumenti i Konfucies dhe tabela me emrin e ri "Sheshi i miqësisë midis Kinës dhe Serbisë".
Në ditën e dytë të vizitës së presidentit kinez është përgatitur pritje solemne në Pallatin 'Serbia', pas së cilës do të vijojnë një sërë takimesh të zyrtarëve kinezë dhe serbë. Siç është bërë e ditur, gjatë kësaj vizite, në ditën e dytë do të nënshkruhen mbi 20 marrëveshje dhe protokolle në disa fusha mes dy vendeve.
Në ditën e tretë të vizitës së tij, të dielën, presidentët Jinping dhe Nikoliç do të vizitojë Smederevën, apo Hekuranën në këtë qytet e cila është blerë së fundmi nga kompania kineze Hestil. Kryeminstri Vuçiç do të presë presidentët në Hekuranë se bashku me pranarin e ri Ju Jong.
Presidenti kinez Xi Jinping me ftesë të presidentit serb Nikoliç në Serbi do të qëndrojë duke filluar nga sot deri më 19 qershor, kurse vizita e tij në Beograd pritet të "forcojë miqësinë e madhe mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit të suksesshëm ekonomik".