Ekip
12 prill 2016•Përditësim: 12 prill 2016
ATHINË (AA) - Autoritetet greke kanë pezulluar negociatat me kreditorët rreth programit të kursimeve deri në javën e ardhshme pasi që bisedimet maratonike gjatë natës së kaluar nuk dhanë ndonjë rezultat, raporton Anadolu Agency (AA).
Athina zyrtare më herët ka pohuar se do të përfundojë bisedimet me kreditorët evropianë dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), megjithatë, dallimet në aspektin e masave shtrënguese nuk janë tejkaluar as gjatë bisedimeve të mbrëmshme.