Gülbin Yıldırım
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
WASHINGTON (AA) - Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka theksuar se kreditorët evropianë duhet ti falin pa kushte një pjesë të borxhit të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e përgatitur nga delegacioni grek i FMN-së theksohet se lehtësimi i menjëhershëm dhe pa kushte i një pjese të borxhit ka një rëndësi kritike që kreditorët të tregojnë vendosmërinë në tregje.
Në raportin me temë "vazhdueshmëria e borxhit të Greqisë" vihet në dukje se amnistia pa kushte në nivel të caktuar do të ofrojë kontribut edhe në uljen e kostos së borxhit, ndërsa pjesa tjetër e mbetur e borxhit mbështet lehtësimin në kuadër të kushteve të kreditorëve.
Gjtihashtu ka tërhequr vëmendje se raporti është publikuar një ditë para takimit të Euro Grupit ku ministrat e Financave të Eurozonës do të mblidhen sot në Bruksel.