Ahmet Dursun
15 tetor 2016•Përditësim: 15 tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Behram Kasımi, ka deklaruar se shefi i diplomacisë iraniane, Muhammed Xhevad Zarif, do të marrë pjesë në takimet për Sirinë në Lozan të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim ai ka thënë: ''Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Muhammed Xhevat Zarif, do të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në Lozan, ku pjesëmarrës janë edhe përfaqësues të Irakut, Sirisë, vendeve të rajonit dhe më gjerë.''
Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve IRNA, përmes një lajmi, ka pohuar se Zarif është nisur drejt Lozanit në orët e para të mëngjesit.
Ditën e sotme Ministra të Punëve të Jashtme të Turqisë, Iranit, Arabisë Saudite, Rusisë, përfaqësues të shteteve në rajon, Sekretari amerikan i Shtetit, si dhe Përfaqësuesi Special për Sirinë në OKB, do të jenë pjesë e një tryeze në Lozan të Zvicrës ku do të diskutohet kriza në Siri. Në këto bisedime Turqia do të përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.