Mehmet Nuri Uçar
25 tetor 2015•Përditësim: 25 tetor 2015
JERUSALEM (AA) - Qeveria izraelite ka bërë të ditur se DAESH, Fronti Al-Nusra dhe Brigadat Abdullah Azzam do të përfshihen në listën e organizatave terroriste të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga zyra e Kryeministrit të Izraelit bëhet e ditur se "gjatë takimit të përjavshëm të kabinetit të kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, është vendosur që organizatat DAESH, Fronti Al-Nusra dhe Brigadat Abullah Azzam të përfshihen në listën e organizatave terroriste".
Në deklaratë theksohet se shërbimi i sigurisë izraelite Shin Bet (Shabak), ka kërkuar nga qeveria që të vendosë këtë organizatë në listën e organizatave terroriste, sepse është konsideruar se DAESH dhe al-Nusra janë degë të Al-Kaedës, kurse brigada Abdullah Azzam është themeluar për të punuar kundër interesave të Izraelit.