Tayfun Salcı
03 janar 2017•Përditësim: 03 janar 2017
LONDËR (AA) - Përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian (BE), Sir Ivan Rogers ka dhënë dorëheqjen nga ky post, raporton Anadolu Agency (AA).
Lajmi është konfirmuar edhe nga autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe. Ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në bisedimet për daljen e Britanisë nga BE-ja.