Barry Ellsworth
11 Janar 2016•Përditësim: 11 Janar 2016
TRENTON (AA) - Kanadaja do të udhëheq me programin për të rifilluar përpjekjet e lëna pas dore ndërkombëtare për eliminimin e përbërësve kryesorë të prodhimit të armëve bërthamore, njoftoi të dielën rrjeti telegrafik Canadian Press (CP), transmeton Anadolu Agency (AA).
Përderisa nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar rreth iniciativës, CP ka mësuar se ambasadori Kanadez në Kombet e Bashkuara këtë javë do të propozojë që materialet e zbërthyeshme të shkëputen nga Traktati (FMCT) i Gjenevës.
Po bëhet presion që traktati të futet në zbatim pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau pritet të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore të organizuar nga presidentit amerikan Barak Obama që është caktuar të fillojë në fund të marsit.
Kanadaja ndërkohë kishte planifikuar përpjekje të reja, por ritmi u përshpejtua për shkak të pretendimeve të fundit të Koresë së Veriut për të provuar bombën me hidrogjen.
"Mendoj se kjo i ka dërguar botës një mesazh të pakëndshëm dhe ka ripërtërirë diskutimet dhe këtë debat", tha Rosemary McCarney, përfaqësuesi i përhershëm i Kanadasë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.
Takimet e para do të zhvillohen në Konferencën mbi Çarmatimin të grupit kryesor të kontrollit të armëve të OKB-së.
Por, kjo do të jetë punë e vështirë për të arritur marrëveshje, sepse puna për një traktat të tillë nisi gjashtë dekada më parë dhe nuk pati kurrfarë rezultate.
"Traktati FMCT ka qenë në axhendën e OKB-së që nga viti 1957," thuhet në një memorandum të Trudeau. Kjo është marrë nga CP në bazë të aktit të Qasjes në Informata.
Kjo nuk është hera e parë që Kanadaja ka tentuar të arrijë nënshkrimin e traktatit.
Në vitin 1995, Kanadaja arriti të marrë një marrëveshje se si do të vazhdojnë negociatat, por këto përpjekje kanë ngecur. Në ndërkohë, Kanadaja ka biseduar me Gjermaninë, Holandën dhe Australinë për të rifilluar këtë çështje.
Trudeau gjithashtu planifikon të bisedojë me Obamën rreth eliminimit të përhapjes së kërcënimit të terrorizmit bërthamor, nismë kjo të cilën presidenti amerikan e njoftoi në vitin 2010 në një fjalim në Pragë të Republikës së Çekisë. Presidenti dëshiron të sigurojë materialet aktuale bërthamore që të jenë të sigurta dhe të mos vihen në shitje në tregun e zi.
Iniciativa është e rëndësishme, thonë zyrtarët kanadezë federalë të cilët kanë përgatitur dokumentet informative për Trudeau.
"Një sulm terrorist bërthamor ku do në botë do të ketë pasoja katastrofike, njerëzore, politike, ekonomike dhe mjedisore, ndërsa rreziku i menjëhershëm i një sulmi të tillë mund të duket të jetë i ulët", thuhet në dokumentet.