Bayram Altuğ
11 Janar 2016•Përditësim: 11 Janar 2016
HONG KONG (AA) - Disa mijëra protestues në Hong Kong u mblodhën për të protestuar mbi zhdukjen e pesë shitësve të librave të cilët shitën vepra që kritikojnë autoritetet e Republikës Popullore të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet në Hong Kong njoftuan se kanë nisur hetim të gjerë për zhdukjen e pesë shitësve nga një librari vitin e kaluar, ndërsa BBC transmeton deklarata nga burime të paemëruara që thonë se Kina i ka kapur të zhdukurit.
Autoritetet në Hong Kong kanë thënë se janë gurthemel i sovranitetit të rajonit dhe se presin qëndrimin zyrtar të Pekinit mbi këtë rast.