Erkan Avci
25 Shkurt 2016•Përditësim: 25 Shkurt 2016
WASHINGTON (AA) – Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se krahas marrëveshjes aktuale për ndërprerjen e konflikteve në rast se dështon edhe procesi i OKB-ve i cili në Siri parashikon tranzicionin politik, SHBA-të bëjnë të ditur se në Siri mund të instalohet një qëndrim më agresiv që përfshin ndarjen në pjesë të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry mori pjesë në një sesion për buxhetin e vitit 2017 në Komitetin e ulët të ministrisë në lidhje me operacionet e jashtme. Ai në këtë sesion iu është përgjigjur edhe pyetjeve të senatorëve.
Në pyejten nëse Libia është "shtet i pasukseshëm" Kerry është përgjigjur se "nuk është i pasukseshëm po është afër".
Kerry duke vënë në dukje se "në muajt e fundit po tregojnë shumë përpjekje për të mbledhur qeverinë në Tripoli" ai ka rikujtuar se javët e kaluara në qeverinë e dakorduar kombëtare janë përcaktuar kryeministri dhe qeveria por se disa kanë dalë kundër kësaj. "Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të jetë shtet i pasuksesshëm", ka theksuar ai.
Kerry gjithashtu ka potencuar se me marrëveshjen për "ndalimin e konflikteve" dhe dërgimin e ndihmave humanitare ata po bëjnë përpjekjet që Siria të jetë një zonë e sigurtë.