Sibel Vezaj
11 Tetor 2016•Përditësim: 11 Tetor 2016
PRISHTINË (AA) - Kosova do të përfaqësohet nga një delegacion i Parlamentit të saj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë e uroi kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, i cili në një postim në rrjetet sociale theksoi se ky është rezultat i diplomacisë parlamentare.
“Si rezultat i diplomacisë parlamentare, Kosova ka arritur të sigurojë përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kosova po ecë përpara me hapa të sigurt drejt integrimit në organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, duke forcuar gjithnjë subjektivitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli.
Duke filluar nga janari i vitit 2017, Kosova do të marrë pjesë në seancat e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës me një delegacion të përbërë nga pozita, opozita dhe minoritetet.