Agon Fehmiu
22 Shtator 2015•Përditësim: 22 Shtator 2015
PRISHTINË (AA) – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është goditur me vezë nga deputetët e opozitës, në momentin kur ka filluar të raportojë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës lidhur me Marrëveshjet e arritura me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht, raporton Anadolu Agency (AA).
Hedhja e vezëve në drejtim të kryeministrit Mustafa ndodhi sapo ai morri fjalën, në seancën e sotme të Kuvendit e cila ishte vazhdim i seancës së parë të sesionit të vjeshtës, e ndërprerë të enjten e kaluar nga opozita, ku deputetët e opozitës së bashkuar me ngulm kundërshton nënshkrimin e Marrëveshjeve me Serbinë, ndër të tjera edhe atë për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Me këtë rast, në sallë hyri stafi i sigurimi i Kuvendit për ta mbrojtur kryeministrin Mustafa me çadra ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i indinjuar me këtë veprim të sigurimit pyeti “Kush ju ka thënë të hyni brenda” dhe ka kërkuar që ata të largohen.
Kryeparlamentari Veseli menjëherë e pushoi seancën, duke dhënë 10 minuta pushim.
Vijon...