Zülfiya Yakup
28 Nëntor 2015•Përditësim: 29 Nëntor 2015
PRISHTINË (AA) – Policia e Kosovës ka dalë me një kumtesë rreth ngjarjeve të sotme që pasuan pas arrestimit të deputetit nga radhët e partisë opozitare Vetvendosje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin thuhet se “policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet ligjore ka vazhduar me monitorimin e situatës dhe realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, duke përfshirë edhe obligimet ligjore drejt zbatimit të urdhër arresteve të lëshuara nga organet e drejtësisë”.
Më pas në kumetesën thuhet se duke u “referuar zhvillimeve dhe lëvizjes së disa personave, duke përfshirë edhe personin e kërkuar me urdhër arrest drejt selisë së subjektit politik Vetëvendosje, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarr masat e nevojshme ligjore për sigurimin e lokacionit dhe ndalimit të personave të kërkuar”.
“Njësitet relevante policore të cilat ishin në kërkim të personit të kërkuar me urdhër arrest (Albin Kurti), kanë arritur ta lokalizojnë dhe të njëjtin ta shoqërojnë për në organet e drejtësisë, ashtu siç parashihet me urdhër arrest”, thuhet në kumestën e policisë kosovare.
Një grup prej disa personave kanë qëndruar para selisë duke protestuar dhe duke penguar zyrtarët policor në realizimin e detyrave dhe obligimeve ligjore, ku gjatë veprimeve policore janë arrestuar disa prej tyre të cilët kanë penguar dhe sulmuar zyrtarët policor, thuhet në kumetsën.
Policia e Kosovës me qëllim të realizimit të gjitha veprimeve policore, ka angazhuar të gjitha njësitet relevante policore për të mbajtur situatën nën kontroll dhe për të kryer monitorimin e vendit të ngjarjes.
Të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, duke përfshirë edhe veprimet lidhur me shoqërimin e deritanishëm (16:45) të 87 personave në stacione policore. Policia e Kosovës bazuar në planifikimet e saja vazhdon me ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në vend.