Ekip
19 Shkurt 2021•Përditësim: 20 Shkurt 2021
Kryeministri i Somalisë, Mohamed Hussein Roble, ka dënuar përplasjet midis forcave qeveritare dhe protestuesve të opozitës në kryeqytetin Mogadishu, duke theksuar se prania e demonstruesve të armatosur ishte "e papranueshme", transmeton Anadolu Agency (AA).
"Çdo person në këtë vend ka një të drejtë kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore, por qeveria ime nuk do të tolerojë asnjë protestues të armatosur dhe është e papranueshme", tha kryeministri Roble në një fjalim televiziv.
Duke u bërë thirrje banorëve të kryeqytetit të refuzojnë pamjen e konfliktit në qytet dhe shkatërrimin e pronës së tyre, Roble tha se qeveria e tij është e angazhuar për të mbajtur zgjedhje paqësore, transparente dhe gjithëpërfshirëse në Somali.
"Zgjedhjet e premtuara do të ndodhin dhe një sukses tashmë është arritur", u shpreh ai.
Fjalimi i kryeministrit somalez vjen disa orë pasi forcat e qeverisë së vendit u përplasën me protestuesit në një tubim antiqeveritar të udhëhequr nga kandidatët presidencialë të opozitës pranë aeroportit të kryeqytetit Mogadishu.