Ekip
30 Janar 2016•Përditësim: 31 Janar 2016
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se masat e reja të miratuara nga qeveria e saj duhet të ngadalësojnë rrjedhën e emigrantëve brenda Gjermanisë, por gjithashtu shtoi se është e nevojshme për të gjetur një zgjidhje në mbarë Evropën, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel, para anëtarëve të partisë së saj CDU, tha se zgjidhja duhet të përfshijë mbrojtje dinjitoze të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, si dhe shpërndarjen e duhur të azilkërkuesve brenda shteteve anëtare, sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA.
Kancelarja ka refuzuar kërkesat e disa individëve që brenda zonës evropiane të ashtuquajtur Shengen të vendosin kufizimet për udhëtim pa pasaporta, duke thënë:
"Vlerësimi që vendin tonë ta izolojmë plotësisht bie automatikisht. Nëse një gjë e tillë është e mundur, kjo do të kishte çuar në rënie të ekonomisë dinamike të shtetit siç është Gjermania".
Koalicioni i tubuar rreth Merkelit, të enjten ka arritur një marrëveshje, sipas së cilës, do të thjeshtëzohet menaxhimi me krizën e refugjatëve në Gjermani.