Elena Teslova
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
MOSKË (AA) - Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, i ndodhur në kuadër të një vizite në Rusi, u takua me homologun e tij rus, Segey Lavrov, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit ku u diskutua për krizën në Ukrainë dhe në Siri si dhe marrëdhëniet Rusi-Gjermani dhe çështjet kundër terrorizmit, Steinmeier dhe Lavrov kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Steinmeier duke theksuar se janë shënuar përparime të rëndësishme në lidhje me kapërcimin e krizës së Sirisë, u shpreh se duhet të vazhdohen përpjekjet për të siguruar dakordësimin për një shtet të vetëm laik ku mund të jetojnë në paqe të gjithë popujt.
Ndaj pyetjes nëse do të ndërhyjë Gjermania në çështjen për piloten dhe deputeten e Ukrainës, Nadejda Savçenko (Nadiya Savchenko) e cila është dënuar në Rusi me 22 vite burg, Steinmeier i është përgjigjur "Shpresoj që në këtë çështje të gjendet një zgjidhje njerëzore".
Ndërsa Lavrov ka vënë në dukje se kanë dijeni për propozimin e presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko në lidhje me shkëmbimin e Savçenkos me pengjet ruse, dhe ka theksuar më tej se vendimin përfundimtarë për këtë çështje do ta marrë presidenti rus, Vladimir Putin.