Atila Altuntaş
29 Dhjetor 2015•Përditësim: 30 Dhjetor 2015
STOCKHOLM (AA) - Qeveria e djathtë në Norvegji është duke përgatitur që të zbatojë dispozita ligjore të cilat do të vështirësonin migrimin dhe aplikimin për azil në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Me projekt ligjin e ri të shpalosur nga ministrja e Emigracionit dhe e Integrimit Sylvi Listhaug, qeveria synon që ta bëjë vendin më pak të preferuar për migrantët dhe refugjatët.
Nëse hyn në fuqi ky projektligj, i cili synon të parandalojë fluksin e refugjatëve në Norvegji, ata persona që aplikojnë për azil në kufijt e vendit do të refuzohen dhe do të kthehen mbrapsht në vendin nga kanë ardhur.
Sipas këtij projektiligji ata që vijnë në Norvegji përmes bashkimit familjarë për të marrë leje qëndrimi dhe leje pune do t'i duhet të dinë gjuhë.