Michael Hernandez
19 Maj 2016•Përditësim: 19 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, kanë diskutuar në një bisedë telefonike për krizën në Siri përfshirë mundësitë për rritje të operacioneve të përbashkëta antiterroriste, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën, dy liderët janë pajtuar për nevojën urgjente për vazhdimin e përpjekjeve për dobësim dhe mposhtje të DAESH-it, që njëherësh do të dobësojë kapacitetet e kësaj organizate për të kryer sulme terroriste në Turqi, Evropë dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.
Më tej në njoftim thuhet se: “Dy liderët diskutuan mundësitë për thellim të bashkëpunimit në luftë kundër grupeve terroriste përfshirë PKK-në."
Ndërsa Obama ka nënvizuar përkushtimin amerikan për sigurinë e Turqisë si aleate e saj në NATO.
Shtëpia e Bardhë njofton se Obama dhe Erdoğan kanë diskutuar edhe për konfliktin në Siri, ku presidenti amerikan ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në drejtim të gjetjes së një rruge për tranzicion politik në vend.