Talha Öztürk,Bojana Stojanovic
16 Mars 2016•Përditësim: 16 Mars 2016
BEOGRAD (AA) - Princi britanik Charles dhe gruaja e tij Camilla, Dukesha e Cornwall-it sot do të nisin një vizitë dy-ditore në Serbi, gjatë së cilës ata do të takohen me presidentin serb, Tomislav Nikoliç, kryeministrin Aleksandër Vuçiç dhe kreun e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) Patriarkun serb Irinej, raporton Anadolu Agency (AA).
Princi nga Uellsi do të vizitojë monumentet e Beogradit dhe disa organizata bamirëse në kryeqytetin serb. Ata në aeroportin e Beogradit Nikola Tesla do ti pres kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas së cilës do të shkojnë në Presidencën e Serbisë në vizitë të presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliç.
Siç njoftohet nga Presidenca e Serbisë, Tomislav Nikoliç do ti dhurojë princit britanik edicionin cirilik të veprave të grumbulluara të William Shakespeare në letrën biblike me shtimin e veprave të cilat nuk janë botuar në monografinë në gjuhën serbe, në monografinë e trashëgimisë krishtere të Kosovës dhe klishe në dru me motivet e shfaqur të qilimit pirot.
Gruaja e princit Charles dukesha Camilla nga presidenti i Serbisë do të marrë një pasqyrë me kornizë në klishe në dru me motivet e qilimit pirot.
Princi i Uellsit dhe presidenti i Serbisë do të vendosin kurora në mauzoleun serb të Luftës së Parë Botërore dhe në varrezat ushtarake angleze nga Lufta e Dytë Botërore, ndërsa është paraparë edhe një turne në Kalemegdan.
Princi do të marrë në dialogun ndërfetare dialogut ku do të jenë përfaqësues të krishterë, muslimanë dhe komuniteteve hebraike në Serbi, dhe pastaj do të takohet me patriarkun Irinej.
Ai do të vizitojë Kishën e Shën Savës, disejn inkubatorin "Shkëndi e re", ndërsa do të takohet me princin Aleksandër Karagjorgjeviç.
Pas kësaj, me gruan e tij do të marrin pjesë në një darkë e cila për nder të tyre është organizuar nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.
Dukesha nga Cornwall, në kuadër të programit do të vizitojë Shtëpinë në Zveçanska ku do të takohet me përfaqësues të UNICEF-it dhe Fondacionit "Novak Gjokoviç".
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Serbi, çifti mbretëror do të vizitojë Novi Sad-in, ku ata do të gëzojnë specialitete lokale të kuzhinës, veprat e artit dhe trashëgimisë kulturore.
Kjo është vizita e tetë e Princit Charles në këtë rajon dhe vizita e parë zyrtare e Dukeshës nga Cornwall.
Në kuadër të turneut, Charles vizitoi Kroacinë, ndërsa do të vizitojë Malin e Zi dhe Kosovën.
Princi i Uellsit në vitin 1978, si një 29-vjeçar, vizitoi Jugosllavinë, kur ai qëndroi në Beograd, Split dhe Dubrovnik, ndërsa në Igalo është pranuar dhe Presidenti i atëhershëm i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, me ftesën e të cilit edhe kishte ardhur.
Që nga viti 1993, Princi Charles vizitoi Bosnjë e Hercegovinën katër herë, tri herë Kroacinë, Maqedoninë një herë, ndërsa Kosovën e ka vizituar në vitin 1999. Princi Charles disa herë ka vizituar edhe manastirin Hilandar në Malin e shenjtë, dhe ka organizuar një aksion bamirësie për restaurimin e manastirit që u shkatërrua nga zjarri.