Amina Zorniç
29 Maj 2016•Përditësim: 30 Maj 2016
SARAJEVË (AA) - Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, pas takimi të procesit Bërdo-Brioni në Sarajevë theksoi se me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliç ka pasur "diskutim të hapur", dhe theksoi se "Kroacia nuk bllokon dhe nuk dëshiron të bllokojë qasjen e Serbisë në Bashkimin Evropian", raporton Anadolu Agency (AA).
Grabar-Kitaroviç vuri në dukje se "është e brengosur nga zhvillimet në fjalë në drejtim të integrimit euro-atlantik të vendeve të Evropës Juglindore", nga procesi i fundit Bërdo-Brioni të mbajtur në Zagreb vitin e kaluar.
"Lajmi i mirë është se Mali i Zi nënshkroi marrëveshjen për anëtarësim në NATO. Ne gjithashtu duam të shohim përparim edhe tek Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe të gjitha shteteve për anëtarësim në BE. Në këtë moment ne jemi mes lodhjes së zgjerimit dhe mungesës së optimizmit në reforma. Në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore ne duam të vazhdojmë të mbështesim procesin politik të zgjerimit. Dëshirojmë edhe format e tjera të bashkëpunimit në fushën e sigurisë, migrimit dhe çështje të tjera", tha presidentja kroate.