Şenhan Bolelli
28 Nëntor 2015•Përditësim: 28 Nëntor 2015
MADRID (AA) - Në shumë qytete të Spanjës duke u mbajtur protesta me moton"Jo luftës në Siri" është kërkuar që pjesëmarrja e Spanjës në koalicionin ndërkombëtarë "duhet të vendoset me votim popullor", raporton Anadolu Agency (AA).
Ndaj protestave të mbajtura në qytetet e mëdha si Madrid, Barcelona, Sevilla, Zaragoza, Valencia, Coruna, Santiago de Compostela kanë dhënë mbështetje edhe një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile dhe kryetarë të bashkive.
Në protestën e mbajtur në Madrid para muzeut “Reina Sofia” janë hedhur slogane si "Jo Luftës", "Pavarësisht dhimbjeve nga sulmet në Paris problemi nuk zgjidhet me më shumë dhunë" dhe janë bërë thirrje që të gjendet një zgjidhje paqësore dhe politike në Siri.
Në fjalimet e mbajtura u theksuan shprehjet "Të mos përsërisim gabimet e të kaluarës. Me luftë nuk zgjidhen as problemet as terrorizmi" dhe gjëja e parë që duhet të bëhet është që priten të ardhurat financiare të terrorizmit.
- "Nuk pranojmë të marrim pjesë në një koalicion të rremë"-
Ndër të tjera në manifestin firmosën shumë personalitete të shquar si akademikë, politikanë, artisët dhe aktivistë si kryetarja e Bashkisë së Madridit, Manuela Carmena, kryetarja e Bashkisë së Barcelonës Ada Colau, aktorja Pilar Bardem, aktori Alberto San Juan, shkrimtarja Marta Sanz.
Në manifestim u theksua ndër të tjera se: "Jemi kundra ndërhyrjeve ushtarake në Siri pas sulmeve terroriste të ndodhura më 13 nëntor në Paris. Nuk pranojmë të marrim pjesë në një koalicion të rremë të krijuar mes sigurisë dhe të drejtave. Nëse përgjigja do ti jepet barbarizmit duke reduktuar liritë, duke i hequr të drejtat, dhe duke i mbyllur në shtëpi kjo do të jetë fitorja e terrorizmit. Nëse dhimbja e viktimave të terrorizmit do të hapë rrugën që disa të tjerë të pafajshëm të ndiejnë dhimbje atëherë kjo është një rrugë pa krye. Nëse kërkojmë fajtor tek të afërmit dhe fqinjët tanë se mendojnë dhe vishen ndryshe nga ne atëherë edhe jemi duke vendosur një tullë në murin që fanatizmi po përpiqet të krijojë. Nuk mund ta lejojmë këtë".