Mohamed Sabry Emam Muhammed
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
KAJRO (AA) – Përçarjet kanë ndodhur në mes partive aleate parlamentare besnike të presidentit Abdel-Fattah al-Sisi në parlamentin e sapozgjedhur të Egjiptit, një javë para seancës së parë të kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Egjipt zhvilloi zgjedhjet parlamentare në dy faza, një në tetor dhe tjetrin në nëntor, të parat që prej grushtit të shtetit të vitit 2013 ndaj presidentit të zgjedhur me votë të lirë, Mohamed Morsi.
Votimet, ishin hapi i radhës të udhërrëfyesit të tranzicionit të imponuar nga ushtria pas përmbysjes së Morsit, në të cilën shumicën e ulëseve në asamblenë e re e morën deputetët pro-Sisi.
Parlamenti 596-vendesh përfshin 568 anëtarë të zgjedhur: 448 të cilët u zgjodhën në baza individuale dhe 120 përmes listave të partive. Sisi, ndërkohë duhet të emërojë 28 ligjvënësit e mbetur.
"Për Dashurinë e Egjiptit", aleanca besnik elektorale e udhëhequr nga ish-oficeri i zbulimit, fitoi të gjitha 120 vendet të ndara për listat e partisë në zgjedhjet me dy faza.
Pas votimit, aleanca pro Sisi ka kërkuar për të nxjerrë deputet të tjerë në përpjekje për të formuar një bllok 400-anëtarësh për të mbështetur politikat qeveritare brenda kuvendit.
Ky veprim, megjithatë ka shkaktuar shqetësime tek Partia e Lirë egjiptiane (FEP), partia më e madhe në asamblenë e re me 65 vende.
FEP e kishte përshkruar aleancën si vazhdimësi e Partisë tashmë të shpërbërë Demokratik Kombëtar (NDP) të ish-autokratit Hosni Mubarak.
Pas përçarjes së thelluar, FEP së bashku me Partinë e të Ardhmes Kombëtare (me 50 vende) dhe Partisë Al-Wafd (me 45 vende), u tërhoqën nga aleanca.
"Kjo aleancë nuk do të zgjasë shumë" tha analisti politik Hasan Nafaa për Anadolu Agency. Ai tha se shumë parti politike në parlament kërkojnë të votojnë "atë që e konsiderojnë si të nevojshme".
"Është e palogjikshme që të imponohet një formulë e caktuar politike ose aleancë me këto parti", thot Nafaa.
- “Një lojë”-
Megjithatë analisti politik Saeed Sadek, ka minimizuar ndikimin e përçarjeve brenda aleancës pro-Sisi të mbështetjes parlamentare për regjimin egjiptian.
"Të gjitha këto dallime nuk do të jenë katastrofike", tha ai për Anadolu Agency. "Kjo nuk është tjetër vetëm një lojë për të ndryshuar perceptimin negativ në lidhje me parlamentin e ri sa që disa e shohin si një ringjallje të NDP-së"
Sadek vuri në dukje se të gjithë deputetët në asamblenë e re janë përkrahës të regjimit egjiptian.
"Dallimet e tyre nuk do të rriten për të qenë më efektiv (kundër qeverisë)" tha ai, duke pritur që Sisi t'ju bëjë thirrje deputetëve për të "rregulluar radhët e tyre", gjatë fjalimit të tij para asamblesë së re.
Tanimë grupi i jashtëligjshëm Vëllazëria Muslimane, udhëheqës i së cilës ishte Morsi, kishte dominuar parlamentin e fundit të Egjiptit, i cili u shpërbë në vitin 2012.
Që prej rrëzimit të Morsit, autoritetet egjiptiane i kanë shkaktuar një goditje të ashpër Vëllazërisë, duke arrestuar mijëra drejtues të grupit dhe mbështetës të tyre.