Fatjon Cuka
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
TIRANË (AA) – Protestuesit e opozitës shqiptare kanë qëlluar me vezë dhe shishe në drejtim të selisë së Këshillit të Ministrave. Ndërkohë një protestues ka tentuar të hyjë në selinë e Qeverisë, por është shoqëruar nga punonjësit e policisë. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, raporton Anadolu Agemcy (AA).
Ndërkohë protestuesit kanë qëlluar edhe me sende të tjera, si gurë dhe tymuese ndaj selisë së Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, ndërsa kanë djegur edhe pankarta që mbanin portretin e kryeministrit, Edi Rama.
Forcat e policisë që kanë krijuar kordonë për të ruajtur godinë e qeverisë janë përplasur me një grup protestuesish.
Në protestë kanë mbajtur fjalime deputetë të Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, si dhe qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë.
Pjesë e protestës janë bërë edhe ish-të përndjekurit politikë, ndërkohë që pritet të mbajë një fjalim edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.