Barzani: Vendosja e trupave turke rreth Mosulit në marrëveshje me Irakun
İdris Okuducu
08 dhjetor 2015•Përditësim: 08 dhjetor 2015
Erbil
ERBIL (AA) - Presidenti i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut Mesut Barzani deklaroi se informacionet e tyre për vendosjen e trupave turke rreth Musulit është në marrëveshje me Irakun, raporton Anadolu Agency (AA). "Informacionet tona në lidhje me vendosjen e trupave turke rreth Musulit, janë se Turqia dhe Iraku janë marrë vesh që më parë. Ishte bërë një aleancë e këtillë për shkak se do të trajnoheshin ushtarët vullnetarë të cilët do të merrnin pjesë në shpëtimin e Musulit dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme. Transferimi në fjalë u bë sipas marrëveshjes që arritën palët. Sipas meje kjo çështje u zmadhua shumë", ka deklaruar Barzani.
Barzani: Vendosja e trupave turke rreth Mosulit në marrëveshje me Irakun