Ayhan Şimşek
30 Tetor 2015•Përditësim: 31 Tetor 2015
VJENË (AA) - Përfundojnë bisedimet ndërkombëtare ku për herë të parë mori pjesë Irani i cili mbështet regjimin e Asadit dhe të cilat u mbajtën në Vjenë me iniciativën e SHBA-së dhe Rusisë me qëllimin për të gjetur një zgjidhje politike ndaj luftës së brendshme në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas përfundimit të takimit i cili zgjati afërsisht 8 orë, i cili u zhvillua me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të 17 vendeve si SHBA, Rusi, Turqi, Arabia Saudite dhe Irani, ministri i jashjtëm francez Laurent Fabius në një deklaratë duke bërë përgjegjës Asadin për masakrat në Siri tha se ai duhet ta lërë pushtetin.
Fabius ka deklaruar "vdekja e qindra mijërave sirianëve, dhe miliona të tjerë në statusin e refugjatit tregon me të vërtetë se është një tragjedi. Dhe përgjegjës i kësaj tragjedie është Basahr Asadi".
- Mosmarrëveshja për Asadin
Fabius duke vënë në dukje se është e rëndësishme që për herë të parë vijnë sëbashku të gjithas vendet që kanë rol përcaktues në çështjen e Sirisë ai ka theksuar se në takimin i cili zgjati afërsisht 8 orë kanë shqyrtuar shumë çështje.
"Në disa çështje kemi mendime të ndryshme, veçanërisht në lidhje me çështjen për të ardhmen e Bashar Asadit. Ne mendojmë se Asadi nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë. Por disa vende, veçanërisht Irani mendon ndryshe", ka shprehur ndër të tjera Fabius dhe ka shtuar më tej se "por në disa çështje kemi shënuar përparime, roli i Kombeve të Bashkaura, zgjedhjet, qeveria e re dhe në çështjen e kushtetutës. Në lidhje me këto çështje kemi arritur një kuptim të përbashkët dhe këto do të përfshihen në deklaratë".
Fabius ka shprehur se palët do të vazhdojnë përpjekjet për të arritur një zgjidhje të përbashkët në të ardhmen duke theksuar se "Kemi rënë dakort që brenda dy javëve të mblidhemi sërish në një takim me po këtë format".
Burimet diplomatike kanë theksuar se koha dhe vendi i takimit që do të mbahet nuk ëshët përcaktuar përfundimisht.